Arrestohet kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiç. Ndërsa bashkë me të, raportohet se në pranga kanë rënë edhe katër punonjës të tjerë të administrates që ai drejton.

Bëhet me dije se kryekomunari i Ulqinit po hetohet për punësime partiake.  Arrestimet janë ekzekutuar me urdhër Prokurorisë Themelore të Shtetit në Ulqin.

përveç Nrekiç, u arrestuan gjithashtu Sead Osmanović, Sekretari i Sekretariatit për Financa të Komunës së Ulqinit dhe Shefi i Bordit Komunal (OO) të partisë DPS Ulqin; Mustafa Gorana, Sekretar i Sekretariatit për Shërbime Komunale dhe Mbrojtjen e Mjedisit; Saubih Mehmeti, Drejtor i Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit; Milazim Mustafa, Sekretar i Policisë Komunale dhe ish Kryetar i Asamblesë Komunale të Ulqinit.

Sipas mediave malazeze, ata janë arrestuar nën akuzën e punësimeve partiake në komunë dhe për pakujdesi në shërbim.