Ditën e sotme është arrestuar ish-shefi i inteligjencës së FSK-së, Sali Mustafa.

Lajmi është konfirmuar për mediat kosovare nga vetë  zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Ibrahim Shala,  i cili  tha se ende nuk ka asnjë informatë zyrtare.

”Po e konfirmojmë arrestimin e zotit Sali Mustafa zyrtar civil në Ministrinë e Mbrojtjes. Si Ministri e Mbrojtjes ende nuk kemi informacion zyrtar. Jemi në pritje të njoftimit zyrtar për shkaqet e arrestimit. Kur do ta kemi informacion shtesë do të ju njoftojmë me kohë”.

U raportua se Mustafa që ishte ish-epror i UÇK-së në zonën operative të Llapit, u arrestua nga Policia e EULEX-it për krime lufte.