Brittany Nicole Poteet e cila dikur ka qenë një nga konkurrentet e Miss USA, është arrestuar nga policia nën akuzën e dhunës dhe sulmit ndaj ish-të fejuarit të saj 43-vjeçar.

Mbi të rëndojnë dy akuza. E para është kur ajo e ka plagosur ish-të fejuarin me një zinxhir qensh, ndërsa akuza e dytë është kur gjatë një zënkë i ka thyer hundën.

Seanca gjyqësore për Poteet është caktuar të mbahet në shtator.

34-vjeçarja, dikur ka fituar kurorën e Miss Virginia në vitin 2011, ndërsa tani ka një karrierë si mundëse në Australi.