“Ora News”, zbulon foton e infermieres së spitalit infektiv në Tiranë Ronida Hysa, e cila u arrestua nga policia dhe prokuroria e Tiranës, për akuzën e “Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”.

Ajo akuzohet se i ka marrë portofolin një pacienti dhe më pas me kartën e tij ka tërhequr paratë në bankë.

Infermierja 30 vjeçare, kishte pak vite që ishte pjesë e qëndrës spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë. Së fundi për shkak të grafikut të infermierëve, Hysa ishte caktuar me shërbim pranë spitalit infektiv në kryeqytet.

Ronida Hysa, fillimisht e ka nisur karrierën në spitalin e Durrësit dhe më pas është transferuar në Tiranë. Por në dhjetor 2020 në spitalin Infektiv, kjo infermiere është përfshirë në një skandal, duke i vjedhur një pacienti të prekur nga COVID-19, shumën prej 200 mijë lekë të vjetra si dhe një kartë bankare, në të cilën ishte shënuar dhe kodi i bankomatit të saj.

Me anë të kartës bankare, vetë Ronida Hysa, ka shkuar në datën 25 dhjetor 2020, pranë një bankomati dhe prej këtej ka tërhequr shumën financiare prej 600 mijë lekë të vjetra, duke çuar në total shumën prej 800 mijë lekë të vjedhura.
“Në bazë të provave filmike ka rezultuar se edhe shuma e parave është tërhequr nga shtetasja R. H., infermiere në spitalin infektiv, e cila ka pranuar autorësinë e ngjarjes, që është bërë mediatike edhe nga emisioni investigativ “STOP” informoi sot policia e Tiranës.

Mikrokamerat e bankomatit dhe pamjet filmike të bankës ku janë tërhequr lekët, kanë sjellë identifikimin e infermieres Ronida Hysa, e cila tashmë është arrestuar dhe pritet që në ditët në vijim të dali para gjykatës së Tiranës, për tu njohur me masën e sigurisë “arrest në burg”.

Kallëzimi në prokurori ka ardhur nga djali i pacientit të shtruar me COVID-19, i cili më pas ka humbur jetën. Sipas rëfimit të djalit, babai, I tij u shtrua në spital më 22 Dhjetor 2020 dhe humbi jetën pesë ditë më vonë në 27 Dhjetor 2020.

Ne foto: Infermierja e arrestuar per vjedhjen e portofolit te pacientit me covid-19


Lexo dhe: “Zbërthehet” celulari i Tires, biseda edhe me të afërm të pacientëve të tjerë


Djali thotë se para se të shtronte të atin në spital, i kishte dhënë portofolin me 202 mijë Lekë të vjetra, brenda së cilës ndodhej edhe karta e bankomatit së bashku me kodin pin. Por dy ditë përpara se babai të humbiste jetën, denoncuesi tregon se nga bankomati ishin tërhequr para me kartën e bankës që kishte lënë në portofolin e të atit.

Bëhet fjalë për datën 25 Dhjetor, kohë që përkon me ditën kur babai i denoncuesit ishte futur në intubim pasi gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar.

Dy ditë pas këtij veprimi, më 27 Dhjetor babai i tij ndërroi jetë për shkak të Covid-19. Punonjësit e spitalit “Covid 1”, i kthyen denoncuesit sendet personale të babait.

(Lajmi u perditesua)