Arrestohet i riu në Krujë, po trasportonte 21 emigrantë të jashtëligjshëm

Arrestohet i riu në Krujë, po trasportonte 21 emigrantë të

Një 23 vjeçar është arrestuar nga Policia e Krujës pasi u kap në flagrancë duke transportuar 23 emigratë të jashtëligjshëm.

Sipas policisë, “u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit E. S., 23 vjeç, banues në fshatin Morinë, Kukës.

Ky shtetas është konstatuar nga shërbimet e Policisë në aksin rrugor Fushë Krujë- Lezhë, duke transportuar me mjetin tip "Volksëagen", 21 emigrantë të paligjshëm, nga Tirana në drejtim të Kukësit duke përfituar rreth 700 euro.”

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprën penale "Ndihma e paligjshme të kufijve".

Vendi Lajme Lajmi i fundit morine emigrante te paligjshem kruje Aktualitet

EMISIONET