E njohu në "Free Fire" i mituri në Berat bie pre e ngacmimit seksual

E njohu në "Free Fire" i mituri në Berat bie pre e ngacmimit

Një 31-vjeçar u vu në pranga në Berat pasi u denoncua për ngacmim seksual nga një i mitur të cilin e kishte njohur teksa luanin online në internet. Gjatë pandemisë, janë zbuluar disa raste të rënda të abuzimit me të mitur. Kliko Videon e kronikes

Një 31-vjeçar është arrestuar në Berat pasi është akuzuar për ngacmim seksual nga një i mitur.

Në pranga është vënë Petrit Pire, i cili sipas burimeve ishte njohur me 15-vjeçarin përmes internetit pasi luanin një lojë të quajtur Free Fire.

Për një kohë të gjatë sipas burimeve ata kishin pasur kontakte edhe në rrjetet sociale nga ku 31-vjeçari e ka ftuar të miturin për tu njohur në një kafe në cilësinë e shokut.

Sipas policisë kur janë takuar  31-vjeçari Pire e ka provokuar duke e prekur me dorë në vendet imtime.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur disa ditë më parë, por i mituri nuk e ka denoncuar direkt.

Vetëm kur është bindur nga familja që e kishte parë të shqetësuar, 15-vjeçari ka pranuar të tregojë ngacmimin.

Prindërit me fëmijën janë drejtuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, ku 15- vjeçari ka denoncuar gjithçka kishte ndodhur, në prani edhe të një psikologu.

Mbi bazë të denoncimit, Policia e Beratit ka arrestuar 31-vjeçarin i cili përballet me akuzën për "ngacmim seksual” me të mitur.

Gjatë muajve të pandemisë së koronavirusit në Shqipëri janë zbuluar disa raste tronditësë të ngacmimit dhe abuzumit seksual me të mitur.

Vendi Lajme arrestim Kronike berat ngacmim seksual

EMISIONET