Arrestohet "babai shembullor", çfarë bënte shqiptari pasi shoqëronte vajzën për në shkollë

Arrestohet "babai shembullor", çfarë bënte shqiptari

Një baba “normal”, që shoqëronte të bijën çdo ditë në shkollë në njërën anë dhe një shpërndarës kokaine në anën tjetër.

Ky është 32 vjeçari shqiptar, me precedentë të mëparshëm penalë, i cili u arrestua nga policia italiane në zonën mes Milaneses dhe Brianzas në Lombardi, me akuzën e mbajtjes dhe shpërndarjes së substancave narkotike.

32-vjeçari u arrestua së bashku me bashkëpunëtorin e tij, një tjetër shqiptar, i moshës 39 vjeçare.

Shqiptari ishte prej kohësh në survejimin e policisë, pasi dyshohej se shpërndante drogë.

Ditën e arrestimit agjentët e survejuan kur doli nga shtëpia dhe hipi në makinë së bashku me vajzën dhe gruan.

Të dy prindërit e shoqëruan vajzën në shkollë dhe më pasi babai zbriti nga makinë përballë një bari, ku në pak minuta u prit nga miku i tij.

Më pas së bashku ata shkuan në Pozzo d'Adda, ku takuan një burrë të tretë, të cilit i shitën disa doza me kokainë.

Pasi ndaluan klientin dhe konfirmuan që kishin të bënin me drogë, policët bllokuan makinën e dy shqiptarëve.

Në apartamentin e shqiptarit policia gjeti edhe 40 gramë kokainë, 15 mijë euro si edhe gjithë bazën e nevojshme për të paketuar lëndën narkotike, shkruajnë mediat italiane.

Vendi Lajme itali Kronike shqiptari kokaine Aktualitet arrestimi

EMISIONET