Katër persona me precedentë të theksuar kriminalë u arrestuan në lidhje me atentatin e dështuar ndaj biznesmenit Andon Dhima në Tiranë gjashtë ditë më parë.

Grid Leno dhe Albin Hoxha janë dy autorët kryesorë që kanë ndjekur biznesmenin deri tek ashensori i pallatit, të cilët janë ndihmuar nga dy bashkëpunëtorët Mariglen Matohiti dhe Enea Hoxha.

Gjatë kohës që kanë qenë në arrati dhe për të shmangur arrestimin përdornin letërnjoftime dhe uniforma të repartit RENEA.

Donin ta eliminonin ne ashensor
Dy autorët e kanë ndjekur deri në hyrje të pallatit ku biznesmeni jeton me qëllim për ta eliminuar brenda në ashensor.

Bazuar në pamjet filmike, Andon Dhima ka shpëtuar falë mbylljes së derës së ashensorit çka i ka detyruar autorët të kthehen pas.

Arrestimi i 4 personave të dyshuar është bërë gjatë mbrëmjes së 20 tetorit në dy aksione të ndërmarra njëkohësisht në zonën e Brrylit dhe zonës së inxhinierisë së ndërtimit në kryeqytet.

Katër të ndaluarit janë marrë në pyetje nga oficerët e policisë së komisariatit nr.2 por kanë refuzuar të flasin lidhur me organizimin e atentatit dhe apo motivin e vrasjes që kishin planifikuar.

Policia gjeti në banesat e katër të dyshuarve një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, mjetin në pronësi te shtetasit Albin Hoxha, që dyshohet se është përdorur gjatë ngjarjes, veshjet e përdorura nga autorët, një shkop hekuri policie nga ato me hapje, një palë pranga, 6 telefona celular, rroba uniforme policie dhe kamuflazhi e prova të tjera materiale.

Kush jane te arrestuarit
Të ndaluarit janë personazhe të njohur për policinë dhe drejtësinë pasi kanë qenë vuajtur dënime për vepra penale të ndryshme.

Grid Leno një nga autorët ka qenë i dënuar më parë për vjedhje me armë në Gjermani, ndërsa autori i dytë Albin Hoxha ka qenë i dënuar për plagosje me armë.

Mariglen Matohiti nuk rezulton të jetë person me precedent penal, ndërsa i ndaluari tjetër Enea Hoxha ka vuajtur dënimin për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Lexo dhe: Atentati i dështuar ndaj biznesmenit Andon Dhima, ndalohen 4 të dyshuar

Në foto : Dy autorët e arrestuar në lidhje me atentatin ndaj biznesmenit Andon Dhima, Grid Leno dhe Albin Hoxha