Dy të rinj janë arrestuar për dhunë brenda familjes. Njëri u arrestua pasi rrahu të motrën ndërsa tjetri procedohet pasi po ushtron dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vjehrrit dhe vjehrrës së motrës së tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje arrestuan në flagrancë shtetasit

S.A., 32 vjeç, banues në Durrës, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj motrës së tij.

E.C., 23 vjeç, si dhe u procedua në gjëndje të lirë shtetasi K.C., 52 vjeç, banues në Durrës, pasi në banesë kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj shtetasve Z.L. dhe V.L., (vjehrri dhe vjehrra e motrës së shtetasit E.C.)”