Arrestimi i mafiozit të rrezikshëm, INTERPOL zbarkon në Itali për vizitë tre ditore

Arrestimi i mafiozit të rrezikshëm, INTERPOL zbarkon në Itali

Kanë mbërritur sot në Itali autoritetet të larta të Interpol, të cilët do të zhvillojnë një vizitë treditore pune.

Në qendër të kësaj vizite janë takimet që do të zhvillojnë në Katanzaro e në Reggio Kalabria me krerët më të lartë të Antimafias kalabreze si dhe në Romë me krerët e Drejtorisë së Përgjithshme të Antimafias italiane.

Kjo vizitë e rëndësishme, vjen në kuadër të një megaoperacioni të Interpol që ka çuar në arrestimin e mafiozit të rrezikshëm italian.

Arrestimi i tij u arrit falë projektit internacional, I – CAN (Interpol Cooperation Against ‘Ndrangheta).

Sot u ekstradua nga Santa Domingo në Itali bosi mafiozi italian i shpallur në kërkim prej 6 vitesh, Biart Marc Feren Claude, i akuzuar pë trafik ndërkombëtar droge e anëtar i klanit mafioz ndranghetist Cacciola në Rosarno, në rajonin e Reggio Calabrias.

Bosi mafioz i mafias kalabreze ishte shpallur në kërkim prej vitit 2014 në kuadër të operacionit të koduar “Mauser” e me urdhër arresti lëshua nga Gjykata e Reggio Calabrias.

Mafiozi Biart Marc Feren Claude u arrestua në qytetin Boca Chica, ku jetonte prej 5 vitesh nën emrin Marc së bashku me bashkëshorten e tij.

Pasioni për kuzhinën u bë kurthi i identifikimit e arrestimit të mafiozit, falë një operacioni të Interpol. 

Biart Marc Feren Claude kishte hapur një kanal Youtube ku prezantonte disa receta gatimi e tregtonte artikuj kuzhine, e ku prezantohej si moderatori që nuk shfaqej kurrë me fytyrë.

Mafiozi italian Biart Marc Feren Claude, ka mbërritur sot në aeroportin Malpensa të Milanos i shoqëruar nga një skuadër speciale e Interpol. 

Ka mbërritur sot në Itali dhe Stephen Kavanagh, Executive Director Police Services e Interpol, i cili është zëvendës i Sekretarit të përgjitshëm të Interpol Jurgen Stock, i shoqëruar nga Cyril Gout (Director Operational Support and Analysis) e nga Roraima Andriani (Director Global Outreach and Regional Support) të cilët do të takophen me Prokurorin e Antimafias së Katanzaros Nicola Gratteri, e me Prokurorin e Reggio Calabrias Giovanni Bombardieri.

Delegacioni do të shoqërohet nga kreu i Policisë Kriminale Prefekti Vittorio Rizzi.

Italia po ndjek një strategji globale për të luftuar mafian kalabreze Ndrangheta në nivel operativ, investigativ e gjyqësor falë eksperiencës së saj në territor dhe mbrojtjes që po i bën ekonomisë legale e institucioneve shtetërore nga aktivitetit mafioz.

EMISIONET