Arrestimi i "Lypenit", Policia: Lajden Kadilli tentoi të arratiset, e ndoqëm 10 minuta

Arrestimi i "Lypenit", Policia: Lajden Kadilli tentoi të

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 27-vjeçarin Lajden Kadilli, i akuzuar për të paktën 11 ngjarje kriminale. I shumëkërkuari njihej ndryshe edhe me nofkën “Lypeni” është arrestuar pranë një kompleksi të njohur në Tiranë, ku sërish është munduar ti shpëtojë policisë. forca e posaçme "Shigjetat" ka konstatuar një mjet që ka ndaluar 100 metra larg pikës së kontrollit te pallati me shigjeta. Drejtuesi i mjetit ka dalë nga mjeti dhe ka ikur me vrap duke mbajtur një çantë në dorë ndërkohë që punonjësit e Policisë së forcës së posaçme “Shigjetat” janë vënë në ndjekje të personit, i cili kur ka parë që po e ndiqte Policia ka hedhur në një kosh armën e zjarrit dhe është larguar me shpejtësi.

Pas afro 10 minuta ndjekjeje, “Shigjetat” kanë kapur dhe prangosur shtetasin Lajden Kadilli, 27 vjeç, banues në Durrës.

Prej moshës 11 vjecare ai është implikuar në vepra penale pasi ka qëlluar me armë vëllanë e tij. në Korrik 2013 Lajden Kadilli u shpall në kërkim nga policia, pasi në vendin e quajtur “Ura e Dajlanit”, në Durrës, tentoi të vrasë punonjësin e policisë Arben Luçi.

Në qershor të 2016 ai tentoi të vrasë me armë zjarri në Golem të Kavajës Albi Çelçimën. Për këtë ai u dënua me 4 vite burgim, që iu konvertuan në 5 vjet qëndrim të lirë.

I riu në gusht të vitit 2019, ai u akuzua për kërcënim me armë të djalit të deputetit të PS në Durrës, Spartak Braho dhe i ka thyer xhamin e makinës. Ndërsa një muaj më vonë 26 vjeçari u akuzua për vrasje me paramendim të mbetur në tentativë të Gentian Rrahmanit. Kadilli ka qëndruar për më shumë se pesë vite me radhë në kërkim, ndërkohë çështjet penale kundër tij nëpër gjykata, janë zgjidhur me dënime të buta, duke e vënë në shërbim prove. Por ai asnjëherë nuk është arrestuar nga policia.

Vendi Lajme arrestohet Policia e Tiranes lajden kadilli lypeni

EMISIONET