Arrestimi i Çapjas, Hajdarmataj: Mesazh gjatë fushatës elektorale

Arrestimi i Çapjas, Hajdarmataj: Mesazh gjatë fushatës

Në një intervistë për Ora News, ish drejtuesi i Policisë së Shtetit Arben Hajdarmataj ka komentuar operacionin e sotëm të RENEA-s në Elbasan që u mbyll me arrestimin e 53-vjeçarit Ardjan Çapja dhe Ardi Çekanit, ndërsa u shpall në kërkim Florenc Çapja.

Sipas Hajdarmatajt, Elbasani është një vatër e nxehtë sa i përket krimit dhe për më tepër trafikut të lëndëve narkotike, ndërsa shtoi se Çapjat janë një grup i njohur me aktivitet të nisur vite më parë.

Lexo edhe: Detaje të reja nga arrestimi i Çapjas, Qyno: Në pranga dhe ‘ushtari’ i tij. U kap me drogë dhe kallash

Arben Hajdarmataj: Grupi Çapja është një grup me precendentë kriminalë, i njohur nga strukturat policore por edhe nga opinioni publik jo kohët e fundit. Ne vetë po shohim insertin dhe sot është arrestuar më në fund. Gjej rastin të përgëzoj Policinë e Shtetit që ka zbatuar urdhërin e prokurorisë për ndalimin dhe arrestimin e Ardjan Çapjas, i cili është i njohur nga publiku, nga media dhe nga organet e drejtësisë jo tani vonë por që nga viti 2012 pasi kishte bërë edhe një krim.

Grupi i Çapajve dhe i të tjerëve në Elbasan kanë kohë që ushtrojnë aktivitet kriminal dhe dominojnë qytetin e Elbasanit kryesisht në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike. Unë mendoj se qyteti i Elbasanit është një vatër e nxehtë përsa i përket aktivitetit kriminal, aq më tepër në rrugëtimin e drogërave të rënda siç është heroina dhe kokaina. Ne jemi dëshmitarë dhe qytetarët janë dëshmitarë që në Elbasan kemi patur një laborator ku përpunohej lënda narkotike e tipit kokainë", tha ndër të tjera Hajdarmataj.

Sipas ish drejtuesit të policisë, arrestimi i Çapjat lidhet edhe me situatën elektorale që po kalon vendi.

"Fatkeqësisht segmente të shtetit dhe politikës në këtë situatë zgjedhore që po kalojmë, përpiqen që të kenë grupe të forta me vete në mënyrë që të fitojnë vota për të drejtuar vendin. Dhe në momentin kur grupet kriminale pozicionohen me persona apo krahë politikë të ndryshëm shteti mund ta përdorë për të bërë goditje dhe për ti thënë një pjese të krimit që i del nga kontrolli, kujdes se unë kam mekanizmat që të godasë. Do rrish ose me mua ose nuk ka mundësi të kalosh në krahun tjetër. Mua më le një shije të hidhur në kuptimin që edhe rasti Çapja është një nga format që po përdoret pikërisht se është periudha para zgjedhjeve".

Intervistoi në studio Matilda Mcini, përgatiti për web Aurel Rakipllari

Vendi Lajme Ora News elbasan intervista Kronike Aktualitet arrestimi arben hajdarmataj Intervista në Ora News ardjan çapja

EMISIONET