Arrestimi i 4 protestuesve, aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje protestë para komisariatit në Lezhë

Arrestimi i 4 protestuesve, aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje

Arrestimi i 4 personave pas protestës së një dite më parë në Thirrë të Mirditës, ka ngritur në protestë aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje. Me thirrje lironi aktivistët ata janë mbledhur para komisariatit të policisë në Lezhë.

Në lidhje me protestën kundër HEC-it dhe fabrikës së ujit një ditë me parë në Thirrë të Mirditës, policia ka arrestuar organizatorin e protestës së paligjshme  Besnik Paci, 48 vjeç, banues në Lezhë si dhe 3 aktivist të Lëvizjes Vetëvendosje Etnik Berisha, 22 vjeç, Endrit Bytyqi, 21 vjeç dhe Çlirim Gerbeshi, 22 vjeç, që të tre banues në Kosovë.

Ata pritet të dalin në gjykatë për t’u njohur me masën e sigurisë.

Ditën e djeshme 4 persona u arrestuan dhe 30 të tjerë u hetuan në gjendje të lirë në lidhje me protestën në Thirrë të Mirditës të banorëve të dy fshatrave kundër shfrytëzimit të pasurive ujore.

Lexo edhe: 4 të arrestuar dhe 30 të procedur penalisht

Ndaj të arrestuarve janë ngritur akuzat “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”.

Në lidhje me protestën reagoi edhe Presidenti Ilir Meta, I cili doli në mbështetje të protestës së banorëve të Zall Gjocajt, të cilat u përplasën edhe me policinë kundër ndërtimit të një HEC-i.

Lexo edhe: Meta në krah të banorëve të Zall Gjocaj

EMISIONET