Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Agron Tanushin, i akuzuar për vrasjen e ish-kunatës se tij  Jetmira Hasani. Autori ka pranuar krimin, ndërsa ngjarja është filmuar edhe nga kamerat e sigurisë.

Në gjykatë ka pranuar me gjakftohtësi krimin e rëndë ndërsa ka patur vetëm shqetësim  të saktësohej ne proceverbale se ishte vetëdorëzuar ne polici.

Ky ishte qëndrimi që mbajti në gjykatë  31-vjeçari, Agron Tanushi, i akuzuar për vrasjen me dashje të ish-kunatës Jetmira Hasani.  

Autori ka treguar se ngjarja kriminale, e ndodhur në Bathore, erdhi si pasojë sherreve të vazhdueshme për shkak të konflikteve për banesën.

Ndërsa diten e ngjarjes ai ka pretenduar se në banese i kishin shkuar për ta kërcenuar disa djem të rinj, njerëz të afërt të viktimës.

Në përfundim gjykata vendosi masën “arrest me burg” për Agron Tanushit, ku krahas pranimit të autorësisë nga 31 vjeçari policia kishte sekuestruar kamerat e sigurisë së banesës, të cilat kishin fiksuar momentin e krimit.   

Pas divorcit me vëllain e autorit, i cili jetonte në Greqi, viktima 34-vjeçare vazhdonte të jetonte në një banesë me ish-kunatin dhe prindërit e tij dhe kjo ka qenë arsyeja e konfikteve te vazhdueshme ku gjykata kishte dhënë dy muaj më parë urdhrin e mbrojtjes për të dyja palët.

Urdhëri i Mbrojtjes:

Viktima: