Këngëtarja kosovare, Fjolla Morina, është arratisur nga banesa me qira në Kukës ku qëndronte me masën e sigurisë arrest shtëpie gjatë procesit gjyqsor për armët që iu kapën në makinë.

Me postime në rrjetet sociale, ajo kishte ditë që vërtetonte shkeljen e masës e sigurisë, policia e Kukësit që kishte nën përgjegjesi monitorimin e zbatimit të këtij vendimi e konfirmoi vetëm mbrëmjen e 20 janarit, ndërsa sot publikoi një njoftim për shtyp.

34 vjecarja nuk u gjet në banesën me qira përballë komisariatit.

Policia e Kukësit, thotë se pas këtij konstatimi ka referuar në prokurori këngëtaren Morina me akuzën “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”

Paralelisht thuhet se po punohet për kapjen e këngëtares, e cila në këto kushte të reja që janë krijuar rikthehet direkt ne qelitë e paraburgimit.

Vetem disa ditë më parë ajo pubikoi fotografi teksa festoi në një lokal jashtë Kukësit ditëlindjen e partnerit të Fisnik Syla

Hera e fundit kur ajo u pa në gjykatë ishte seanca e 12 janarit ku Fjolla Morina, pranoi të gjykohet me gjykim të shkurtuar, me qëllimin e vetëm për të përfituar uljen e dënimin në masën 1/3.

Ndërsa për të dashurin e saj, Fisnik Syla dhe shoferin e këtij të fundit Fitim Muji, gjykata e Kukësit vendosi të pushojë hetimet për shkak se nuk kishte prova që ata ishin të implikuar në këtë histori.

Këngëtarja, i dashuri i saj dhe shoferi, u arestuan më 19 shtator 2020 në pikën kufitare të Morinit, teksa në makinë iu kapën dy pistoleta

34-vjeçarja ka shkelur masën e sigurës “arrest shtëpie”, vendosur nga Gjykata e Kukësit, dhe është larguar nga banesa.

Sipas policisë, këngëtarja tani do të akuzohet edhe për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit“.

Policia Kukës: Më datë 20.01.2021 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, në ngarkim të shtetases F. M., 34 vjeçe, banuese në Prishtinë, e cila është me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, të  caktuar nga Gjykata e Shkallës Parë Kukës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia nuk është gjetur në banesë. Po punohet për kapjen e saj.

Lexo edhe:

Ishte në arrest shtëpie në Kukës, arratiset këngëtarja Fjolla Morina

Festa e ditelindjes
Kujtojmë se vetëm katër ditë më parë Fjolla Morina festoi në një lokal jashtë Kukësit ditëlindjen e partnerit të Fisnik Syla, nga ku publikoi në rrjetet sociale foto nga festa.

Nuk dihet nëse ka ndonjë leje të posaçme që mund ti ketë mundësuar asaj festën jashtë banesës apo ishte sërish në shkelje të masës së sigurisë.

Hera e fundit kur ajo u pa në gjykatë ishte seanca e 12 janarit ku Fjolla Morina, pranoi të gjykohet me gjykim të shkurtuar, me qëllimin e vetëm për të përfituar uljen e dënimin në masën 1/3.

Ndërsa për të dashurin e saj, Fisnik Syla dhe shoferin e këtij të fundit Fitim Muji, gjykata e Kukësit vendosi të pushojë hetimet për shkak se nuk kishte prova që ata ishin të implikuar në këtë histori.

/a.r,OraNews