Armin Laschet zgjidhet kryetari i ri i CDU-së

Armin Laschet zgjidhet kryetari i ri i CDU-së

Partia konservatore gjermane, Unioni Demokristian (CDU), ka zgjedhur Armin Laschet, kryetar të ri të partisë.

Laschet, 59 vjeç, ka mposhtur në garën zgjedhore konservatorin, njëherësh rivalin e kancelares Angela Merkel, Friedrich Merz.

”Ne do të fitojmë vetëm nëse qëndrojmë të fortë në qendër të shoqërisë”, deklaroi Armin Laschet, duke folur në kongresin virtual të CDU-së dhe duke nënvizuar se ky ishte qëllimi që ai dhe Jens Spahn ndjekin “si ekip”.

Në fjalimin e tij të fitores, Laschet u zotua të bënte gjithçka që partia e tij të dilte mirë në zgjedhjet e ardhshme rajonale dhe të mbante pozicionin e kancelarit.

"Zgjedhje më të rëndësishme janë akoma përpara nesh," tha ai.

”Do të mundësoj që edhe në zgjedhjet federale, të jetë CDU ajo që do të vendosë për kancelarin e ardhshëm”, theksoi ai në përfundim të votimit.

Ai gjithashtu falenderoi dhe vlerësoi kandidatët e tjerë për një konkurs "të ndershëm".

Laschet ka qenë një nga pesë nënkryetarët e CDU-së federale që nga viti 2012.

 Një katolik nga rajoni i Rinit, ai ka qenë gjithmonë një partner i besueshëm i kryetarëve përkatës të partisë.

Bota Lajme Lajmi i fundit angela merkel armin laschet

EMISIONET