Armë zjarri dhe fishekë në banesë, pranga 67- vjeçarit në Fushë Arrëz

Armë zjarri dhe fishekë në banesë, pranga 67-

Policia e Pukës ka vënë në pranga një 67-vjeçar për armëmbajtje pa leje. Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit me iniciale J. D., banues në fshatin Dardhë, Fushë Arrëz policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri automatik dhe qindra fishekë.  

"Pas informacioneve të marra në rrugë operative se e shtetasi J. D. 67 vjeç mbante armë zjarri dhe municion luftarak në banesë policia ka ushtruar kontroll  në banesë. Gjatë kontrollit në banesë u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik me 3 krehra dhe 570 fishekë" njofton policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”

Vendi Lajme policia e shtetit puke arme zjarri Aktualitet fisheke

EMISIONET