Armë e drogë në shtëpi, arrestohet 53 vjeçari në Korçë

Armë e drogë në shtëpi, arrestohet 53 vjeçari në

Një 53 vjeçar është arrestuar nga Policia e Korçës pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën armë dhe kanabis sativa.

Gjatë kontrollit në banesën e Ardit Horanllit, kanë gjetur disa doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë gati për shitje, letër alumini e bërë gati për përgatitjen e dozave, një sasi përzierësi, një peshore elektronike, një armë pistoletë sportive, dy armë të ftohta dhe dy suportera kartash Sim, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. 

Horanlli nuk ishte i panjohur për policinë, pasi ishte me precedentë të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër personit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", "Mbajtja pa leje e armëve sportive", "Mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta".

Vendi Lajme korce droge Aktualitet ardit horanlli

EMISIONET