Arkitektja Musai: Bashkia e Tiranës e ka shpallur gjithë qytetin në planin për zhvillim

Arkitektja Musai: Bashkia e Tiranës e ka shpallur gjithë qytetin

Arkitektja Doriana Musai në një intervistë për RTv Ora ka komentuar lënien në harresë të vilave karakteristike të Tiranës.

Musai ka thënë se lënia pas dore e këtyre vilave nuk vjen si rezultat i një pengese nga pronësia private. Sipas saj Bashkia e Tiranës e ka shpallur të gjithë Tiranën zonë për rizhvillim.

Musai: Nuk është pengesë pronësia private, pavarësisht funksionit që ka vila, si arkitekturë dhe faktit që është monument mund të ishte edhe në funksion publik. Të qenurit privat nuk e pengon ministrinë për ti mirëmbajtur, për t’i restauruar. Nga ana tjetër është pushteti lokal që është Bashkia e Tiranës që me planin e përgjithshëm vendor të miratuar “Tirana 030” e ka shpallur të gjithë Tiranën zonë për rizhvillim. Duke përfshirë edhe këto zona, edhe pse ligji për planifikimin e territorit ka për synim që t’i ruaj në fakt, vetë Plani i Përgjithshëm Vendor nga ajo që paraqitet, sepse edhe aty kemi një mungesë transparence në vizionin që ka ky plan për këto objekte, shihet që të gjitha këto zona janë në plan për zhvillim.

Këtu është krijuar ajo që unë e kam konsideruar në raport si një spekulim me territorin që kryhet në mungesë bashkëpunimi ose në bashkërendim nga ana e institucioneve lokale dhe atyre qendrore për këto objekte. Njëra e ka në administrim nga pikëpamja ligjore për t’i ruajtur, ndërsa tjetra e ka në administrim sepse e ka në territor.

Intervista në studio për Xhoi Malësia, përshtati për online Tea Islamaj.

Vendi Kultura Lajme bashkia e tiranes Aktualitet Doriana Musai RTV Ora vilat e tiranes

EMISIONET