I ftuar në Arena nga Dritan Hila në RTV Ora, juristi Andi Shkira u shpreh se opozita nuk e ka problemin te koalicionet, por te programet dhe se zgjedhjet nuk fitohen me koalicione, por programe.

Shkira: Koalicionet në interpretimin që i bënë opozita nuk janë funksionale, por emocionale në kuptimin e gjetjes së makinacioneve juridike për të krijuar një listë të përbashkët. Secila parti duhet të garojë me forcat e veta, nëse kalon pragun të hyjë në parlament. Opozita nuk e ka problemin te koalicionet, por te programet. Zgjedhjet nuk fitohen me koalicione, por programe.