Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj u bënë prindër të një djali me 19 tetor, të cilin e pagëzuan me emrin Diell.

Këtë lajm e dha vetë regjisori, nëpërmjet një fotoje në Instagram, ku shfaqej me djalin në krahë, ndërsa Arbana postoi një foto të të gjithë anëtarëve të familjes.

Moderatorja e njohur, pas lindjes ka zbuluar që ka marrë dhurata të shumta dhe ka publikuar disa nga ato.

Ajo publikoi në InstaStory dhuratën që i kishte bërë mikja e saj, Xhemi Shehu i cili ishte një byzylyk me simbolin e diellit.

Dhurata që Xhemi Shehu i bëri Arbana Osmanit

Xhemi po ashtu, zbuloi para dy ditësh dhuratën që kishte zgjedhur për Diellin, një arush të madh.

Xhemi Shehu me dhuratën për foshnjën e mikes së saj

Arbana ka marrë shumë buqeta me lule nga miq dhe bashkëpunëtorë të saj, të cilat zgjodhi t’i publikonte në InstaStory.