Modelja bukuroshe Redona Koci, ka rrëfyer në emsionin ‘Glamour Zone’ në Rtv Ora, se çfarë e bezdis më së shumti.

Me batuta dhe të qeshura Redona ka treguar për moderatoren Ester Bylyku se ajo që e shqetëson gjatë gjithë kohës është policia dhe gjobat që ajo merr.

Ester Bylyku: Të ka ndodhur që ndonjë person të ka bezdisur, apo kërcënuar, apo të të ketë shqetësuar aq shumë sa ti të jesh detyruar që ta denoncosh?

Redona Koci: Më bezdis shumë shteti polic se më ndalojnë gjatë gjithë kohës me makinë. Nuk e di, më vendosin shumë gjoba kohët e fundit. (qesh)

Ester Bylyku: Besoj se edhe tek Glamouri i parë që po xhironim, e more një gjobë më duket?

Redona Koci: Po e mora  (qesh)

Ester Bylyku: Çfarë kanë me ty këta?

Redona Koci: Nuk e di, gjatë gjithë kohës më vendosin gjoba. Dhe në fakt aq shumë gjoba kam marrë saqë nuk më shkon as në mend që t’i paguaj, kështu që jam keq me shtetin” (qesh)