Apple është kompania e parë amerikane që kap vlerën prej 2 trilion dollarësh.

Kjo arritje e gjigandit të teknologjisë vetëm dy vjet pasi u bë e para kompani që arriti vlerën e 1 trilion dollarë.

Aksionet e Apple janë rritur me 60% këtë vit edhe pse kompania mbylli fabrikat e saj në Kinë  dhe të shitjeve me pakicë në mes të pandemisë Covid-19.

Baza e klientëve jashtëzakonisht besnikë të kompanisë i beson prodhimet e saj aq shumë, sa që ata vazhduan të blinin iPhone dhe pajisje të tjera në internet në kohën e karantinës.