Apeli për të rinjtë e FRPD: Nëse s'e përdorni votën, dikush tjetër do ta bëjë. Me fat që keni një lider si Basha

Apeli për të rinjtë e FRPD: Nëse s'e përdorni

Kryetari i PD, Lulzim Basha, ishte në një takim online me studentë dhe përfaqësues të EDS (European Democrat Students).

Të pranishëm në këtë takim ishin Carlo Angrisano, president i EDS dhe Dr. Tobias Rüttershoff, drejtor i Fondacionit Konrad Adenauer për Shqipërinë, të cilët apeluan të rinjtë shqiptarë të votojnë e të marrin në dorë fatet e vendit.

Edhe kreu i FRPD, Belind Këlliçi gjatë fjalës së tij tha se fuqia e votës është e rëndësishme për ndryshimin.

“Në datën 25 prill ne duhet të gjithë të derdhemi në qendrat e votimit në gjithë Shqipërinë për të dhënë një mesazh shprese, për të dërguar sinjale pozitive, për të sjellë optimizëm për të gjithë të rinjtë që duan të qëndrojnë në Shqipëri, për ti thënë që ka ardhur koha e rinis, ka ardhur dekada e rinis dhe Partia Demokratike do të fitoj zgjedhjet për të qeverisur bashkë me ju të rinjtë e këtij vendi Shqipërinë drejt Evropës dhe për ta çuar Shqipërinë në Evropë.”

Drejtori i KAS, Tobias Rüttershoff, në fjalën e tij apeloi që të gjithë shqiptarët të ushtrojnë të drejtën themelore, atë të votës.

Tobias Rüttershoff: Besoj se gjëja më e rëndësishme është që ju të dilni dhe të votoni, të përdorni votën tuaj për ta bërë Shqipërinë një vend më të mirë, për t'u angazhuar në këtë proces. Ky është thelbi i kësaj fushate të cilën ne po mbështesim. Nëse nuk e përdorni votën tuaj, dikush tjetër do ta bëjë, dhe vota juaj do të shkojë dëm. Ndaj dhe ju inkurajoj që të votoni, të motivoni njerëzit e tjerë që të dalin për të votuar. Kështu shpresoj se mund t'i afrohemi standardeve ndërkombëtare.

Carlo Angrisano, president i EDS, në fjalën e tij tha se shqiptarët, të rinjtë duhet të bashkohen me një lider të ri dhe europian si Lulzim Basha.

Carlo Angrisano: Ju duhet të prini rrugën drejt ndryshimit duke marrë në dorë të ardhmen tuaj në 25 prill. Ju jeni me fat që keni një udhëheqës si Lulzim Basha, politikan i ri, energjik, i cili ka bërë kaq shumë për vendin e tij dhe për të gjithë ju. Ju keni një vizion, një përkushtim për ta transformuar Shqipërinë dhe për ta bërë Shqipërinë zemrën e re të Europës.

Ju do t'u jepni studentëve shqiptarë, të rinjve shqiptarë më shumë mundësi se kurrë më parë, një arsimim më të mirë, programe më të mira shkëmbimi së bashku me familjen tonë europiane. Ju do t'u jepni përsëri shpresë të rinjve shqiptarë për të ardhmen e tyre.

Vendi Lajme Politikë

EMISIONET