Gjykata e Posaçme e Apelit la sot në fuqi vendimin për gjyqtarin, ish anëtarin e KPA, Luan Daci. GJKKO kishte dënuar me 6 muaj burg, duke e konvertuar me 12 muja shërbim prove.

Vetë Daci në një prononcim për median e quajti “puç institucional” Sipas tij vepra dhe fakti penal nuk ekziston dhe u shpreh i bindur se ky vendim do të rrëzohet nga Gjykata e Lartë.

“Nuk ndodh në asnjë vend të botës të dënohesh pa vepër penale. Falsifikim intelektual nuk ka as në vend as në botë. Kam 100  vota nga parlamenti.Organi më i larë i pushtetit shtetëror në Shqipëri është Kuvendi. Patjetër që do të qëndroj në KPA dhe unë do të bëj rekurs deri nesër në drekë. Vendimi përfundimtar që i zgjidh çështjet përfundimisht është vendimi i Gjykatës së Lartë. Ky është një puç i mirë organizuar por do të dështojë. Nuk ndodh në asnjë vend të botës që të dënohesh pa vepër penale”

Lexo dhe: Kryemadhi publikon listën e LSI! “Blindohet” Tirana me Gjoshën, Vasilin e Spahiun, Luan Rama dërgohet në Vlorë

Daci është shpallur fajtor për akuzën e ‘falsifikimit të dokumenteve”. Gjatë aplikimit për tu bërë pjesë e KPA, Daci sipas SPAK, ka fshehur faktin se ndaj tij KLD kishte vendosur masë disiplinore në vitin 1997 çka mund të përbënte shkak për të mos u emëruar në organet e Vettingut.

Për momentin KPA është në pritje të zbardhjes së vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit për të bërë zëvendësimin.