Gjykata e Apelit kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit vendosi vazhdimin e masës se sigurise ‘arrest me burg’  për Jaeld Çelën. 

Avokati i tij tha se kërkuan ndryshim të vendimit pasi nuk janë kushtet per këtë masë. 

Seanca ne apel per çeshtjen është caktuar për në datën 28 maj.

Çela u vetëdorëzua pranë autoriteteve më 16 maj. 

Ai ishte shpallur në kërkim në kuadër të dosjes “Habilaj”, ku i akuzuar ishte edhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.