Apeli i Doktoreshes nga COVID-2: Mos e mendoni sëmundjen të lehtë është shumë e rëndë

 “Asnjëherë mos mendoni që kjo sëmundje është e lehtë. Është shumë e rëndë, është shumë e vështirë. Këta persona që janë në spital, kanë qenë të shëndoshë, por në një moment, janë në vështirësi me jetën” Ky është apeli i shefes së Shërbimit të Pneumologjisë në spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”, prof. Silvana Bala.

Në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”COVID2 ka një flusk në rritje të pacientëve të prekur nga virusi i rrezikshëm si dhe të rasteve të dyshuara që po marrin trajtim në këtë spital.

Nga ana e saj Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu bëri apel për të mbajtur maskën, ruajtur distancimin fizik dhe kujdesur për higjienën. Lajmi shoqërohet nga video qe kjo ministri ka publikuar nga ambientet brenda spitalit.

Vendi koronavirusi ne shqiperi Aktualitet

EMISIONET