“Anuloni tarifën!”Studentët u drejtohen universiteteve: Nuk paguajmë pa qenë në auditore

“Anuloni tarifën!”Studentët u drejtohen universiteteve:

Studentët e ciklit Master dhe Bachelor ndryshe nga më parë kur kërkonin përgjysmim të tarifës, tani e shohin të drejtë që ajo të anulohet.  Kjo me  pretendimin se nuk ka qenë në auditore dhe shërbimin nuk e kanë marrë  të plotë. Nga ana tjetër rektoratet thonë se e kanë të pamundur të plotësojne një kërkesë të tillë.

Për shkak të pandemisë, studentët janë detyruar ta zhvillojnë mësim online,  për këtë arsye ata kërkojnë anulimin e tarifës për të dy ciklet e studimit.

Aktivistë të Lëvizjes për Universitetin, thonë se pavarësisht  8000 firmave të mbledhura për anulmin e tarifës, Universiteti i Tiranës nuk ka bërë asnjë ndryshim. 

"Bëhet fjalë për të dy ciklet e studimit. Sa kohë studentët nuk janë në fakultete por në shtëpi, duke mbuluar kostot e internetit, literaturave, kjo tarifë nuk ka asnjë arsye pse duhet të paguhet."

Nga ana tjetër vet rektorati i UT-së është shprehur se një kërkesë e till është e pamundur që të aprovohet pasi çështjet financiare do të donin një kohë të gjatë të ndryshoheshin.

Deri tani është bërë ulje vetëm për tarifën e regjistrimit për një student.

Ndërkohë Universiteti Bujqësor ka bërë publik dokumentin që tregon afatin e pagesës së tarifës, kjo sepse tarifat nuk mund të shtyhen më shumë se kaq, thonë përfaqësues të këtij institucioni.

Këto vendime të universiteteve do të kundështohen nga të rinjtë permes protestave.

"Po punohet për këtë lloj organizimi. Për fat të keq nuk mund të mblidhemi në protestë për shkak të pandemisë. Por shpresojmë që së shpejti jo vetëm  të rikthehemi në auditore por të kemi dhe një protestë për të kundërshtuar të gjithë këto vendime."

Jo zyrtarisht, një pjesë e të rinjve janë informuar se mund të kthehen në auditore  pas dy javësh, por në lidhje me këtë pritet një reagim zyrëtar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.

Vendi Lajme Sociale tarifa e universiteteve

EMISIONET