Antidroga, Alibeaj: Shqipëria në listën e zezë të OKB, Edi Rama dhe trafikantët mbajnë peng të ardhmen europiane

Antidroga, Alibeaj: Shqipëria në listën e zezë të OKB,

Ish-deputeti i PD Enkelejd Alibeaj ka thënë se Shqipëria është një ndër vendet në lsitën e zezë të OKB për funizimin e Europës me drogë.
Sipas Alibeajt, kryeministri Rama në bashkëpunim me trafikantët e drogës, po mbajnë peng të ardhmen europiane të vendit.

“Këto 7 vjet të Edi Ramës janë bashkëqeverisje me krimin e organizuar dhe trafikun e drogës. Me Edi Ramën, Shqipëria është në listën e zezë të e OKB-së, si vendi kryesor për furnizimin e Europës me drogë.

Aleanca e Edi Ramës me trafikantët është një nga arsyet kryesore pse ekonomia ka rënë në duart e parave të pista dhe biznesi i vogël mezi merr frymë.

Prej 7 vjetësh, Aleanca e Edi Ramës me krimin dhe trafikantët e drogës mban peng të ardhmen europiane të Shqipërisë.

Mjaft më me krim dhe me drogë! Është koha për ndryshim!”, shkruan Alibeaj.

Vendi Edi Rama Lajme enkelejd alibeaj Aktualitet antidroga

EMISIONET