Rrëmenji e Leshnica në Pogradec ishin në vitin 2013, fshatrat më të prekur nga fenomeni i rekrutimit të të rinjvë për tu bërë pjesë e Shtetit Islamik. 7 vite më pas, shumë familje që kanë humbur bijtë atje, presin rikthimin e nipërve e mbesave të mbetur në kampe.

Fitrete Hamzaj nga Leshnica e Pogradecit është një prej nënave që humbën bij në luftën e të ashtuquajturit Shteti Islamik.

Sot me lot në sy, ai pret lajm për kthimin nipin e mbesat të mbetur në kampe siriane.

“1 vit e gjysmë, 7 vjet e gjysmë dhe 3 vjeç, atje lindi.”

Thotë se shpresa se do ti shohë një sërish një ditë i jep forcë, ndaj i kërkon shtetit të bëjë të pamundurën për ti rikthyer.

“Jam 90 vjeçe, për ata po e mbaj shpirtin.”

Të njëjtin hall e ndan Demir Dervishllarin nga fshati Rëmenj.Ai ka humbur djalin e nipin në luftë.

“Kur iku për herë të dytë e mora vesh që ishte në Siri. Pas pak kohësh mori dhe nusen me djalë. Nusja ishte shtatzanë, ka lindur dhe një fëmijë atje.”

Ndryshe nga të tjerët ai nuk ka bërë bërë asnjë kërkesë për riatdhesim, por thotë se do të presë me shpesë sa të ketë frymë.

“Nuk mund ti detyrojmë dot se nuk i dërgoi shteti ata atje.”

Rrëmej e Leshnica në Pogradec ishin dy nga fshatrat e më të prekur nga fenomeni i radikalizimit të rinjve që më pas u larguan për t/iu  bashkuar luftës së të ashtuquajturit Shteti Islamik.