Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha të martën se një anije luftarake ruse ka gjetur një anije luftarake amerikane të tipit “USS John S. McCain” duke operuar ilegalisht në ujërat ruse në Detin e Japonisë.

Moska tha se forcat ruse me anijen “Admiral Vinogradov” e kanë paralajmëruar verbalisht anijen amerikane dhe kanë kërcënuar se do ta godasin atë me forcë që të largohej nga zona ku është parë.

Duket se ky veprim i amerikanëve ka qenë i paqëllimshëm pasi menjëherë pas paralajmërimit USS John S. McCain është larguar.

Sipas zyrtarëve rusë, anija amerikane nuk ka bërë më përpjekje që të futet në ujërat e Rusisë.