Angli, "u punësua" në fermën e kanabisit, gjykata dënon me 7 muaj burg 25-vjeçarin shqiptar

Angli, "u punësua" në fermën e kanabisit, gjykata

Një 25 vjeçar shqiptar në Angli u dënua me 7 muaj burg pasi punonte si "kopshtar" në një fermë të kanabisit.

Sipas medieve britanike, ai paguhej 2 mijë paund në muaj për kujdesin ndaj bimëve narkotike.

Ledio Basha, 25 vjeç punonte në një ndërtesë në rrugën Palatine në Didsbury.

Gjatë një operacioni më 28 maj të këtij viti, policia gjeti në këtë ndërtesë një sasi lënde narkotike që kapte vlerën e 100 mijë paundve.

Gjithashtu u sekuestruan 275 bimë kanabisi, të gjetura në pesë lokacione të ndryshme brenda ndërtesës.

Oficerët zbuluan gjithashtu 77 drita dhe pajisje të tjera elektrike.

Në gjykatë, Basha u shpreh nëpërmjet avokatit se kishte vetëm dy muaj që kishte filluar punë në atë ndërtesë por nuk kishte marrë ende shumën e premtuar.

Pasi dënoi Bashën me shtatë muaj burg, gjykatësi Nicholas Dean QC i tha atij: “Ju nuk keni luajtur një rol të rëndësishëm në rritjen e këtij kanabisi. Ju nuk u shfrytëzuat, pasi pranuat punën vullnetarisht”.

Gjykatësi tha se ishte e mundur që Basha, azilkërkues, mund të deportohet pasi të vuajë dënimin e tij, por për këtë duhet të vendosin autoritete të tjera.

Vendi Lajme burg Angli ferma e kanabisit 25-vjeçari shqiptar

EMISIONET