Angli, del para gjyqit çiklisti shqiptar që kaloi me të kuqe dhe la të vdekur këmbësorin

Angli, del para gjyqit çiklisti shqiptar që kaloi me të kuqe

Një çiklist shqiptar vrau një këmbësor 73-vjeçar pasi kaloi me të kuqe në semafor, Bow Road, Tower Hamlets, Londër.

Ermir Loka, nga Manor Road, Leyton, London, është akuzuar për vrasjen e Peter McCombie, i cili u godit në nga biçikleta e Lokës më 3 korrik.

McCombie vdiq nga dëmtimet e forta të trurit tetë ditë pas përplasjes.

Ndërsa, Loka mohoi vrasjen e rëndë dhe shkaktimin e dëmtimeve trupore.

Gjykata theksoi se Ermir Loka, 23 vjeç, ishte duke udhëtuar në rreth 24 km/h kur ai u përplas me McCombie, i cili ishte duke shkuar në shtëpi nga puna si administrator i një spitali.

Prokurorja Deanna Heer tha se i pandehuri kishte qenë duke ecur me biçikletë dhe kishte tejkaluar çiklistët e tjerë në afrimin e tij në vendkalimin për këmbësorë, ku McCombie po priste.

Po ashtu, prokurorja Heer tha që semafori kishte qenë me të kuqe për më shumë se pesë sekonda, por Loka vazhdoi me biçikletën dhe u përplas me McCombie.

Ajo shtoi ndërsa ai qëndronte në rrugë, i përgjakur dhe pa ndjenja, i pandehuri, i cili gjithashtu kishte rënë në asfalt, ngriti biçikletën e tij dhe u largua, duke lënë persona të tjerë të thërrisnin një ambulancë për McCombie.

McCombie pësoi dëmtime të kafkës së tij, thyerje dhe mavijosje.

Prokurorja tha se i pandehuri ishte në panik pas incidentit për shkak të statusit të tij të emigracionit, i cili nuk ishte rregulluar.

Emir Loka u dorëzua në polici në 28 korrik, ndërkohë që gjyqi vazhdon.

Bota Lajme Angli shqiptar te vdekur gjyq ciklist kombesori

EMISIONET