Punësimet në kohë zgjedhjesh/ Bashkia Durrës miratoi strukturën e re në prill 2021

Punësimet në kohë zgjedhjesh/ Bashkia Durrës miratoi

Anëtarja e Komisionit Rregullator në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Helga Vukaj ka denoncuar punësimin elektoral në bashkinë e Durrësit nga kryetarja e Bashkisë.

Vukaj shprehet  se lista shtesë e punonjësve është miratuar në 9 prill 2021 dhe kjo është e ndaluar nga Kodi Zgjedhor. Gjithashtu shprehet se e ka denoncuar këtë fenomen dy javë para dhe ende nuk ka marrë përgjigje.

Helga Vukaj: "Më lejoni të përcjell një shqetësim që më vjen nga një zyrtar. Ai më dokumenton dhe më pranon se kryetarja e bashkisë Durrës ka miratuar strukturën e re të bashkisë Durrës me shtesë punonjësish nga viti i kaluar jo më larg se sa prilli 2021. Ka dy shkelje të rënda: së pari e ka miratuar në datën 9 prill 2021, gjë që është e ndaluar që nga data 25 dhjetor 2020 dhe Kodi Zgjedhor ju e dini shumë mirë që nuk e lejon; së dyti pamja vjen nga këshilli bashkiak dhe i kam dokumentat, i cili siç e  dimë ka kompetencë miratimin e numrit të punonjësve të institucionit, pra edhe në kundërshtim me ligjin.

Lexo edhe: Patronazhistët/ Anëtarja e KQZ e shqetësuar thirrje Yuri Kim: Ndihem e kërcënuar, merrni në mbrojtje të dhënat e mia personale e të shqiptarëve

Së treti ka miratuar dhe një listë me emra ku i ka transferuar punonjësit sipas dëshirës, më thotë në kundërshtim me Kodin Zgjedhor dhe me ligjin për nënpunësin civil ku përcaktohet qartë se transferohen punonjësit që nuk i ekziston më pozicioni pas ristrukturimit. Kjo është ajo zoti Merkaj që kam kërkuar par dy javëve dhe nuk kam marrë asnjë përgjigje."

Vendi Lajme durres Politikë punesime elektorale helga vukaj

EMISIONET