Shqipëria U-21 fitoi sfidën kundër Andorrës të vlefshme për Euro2021 me rezultatin 3-1. Ishte një ndeshje e vështirë por në fund kuqezinjtë ja arritën.

Skuadra kombëtare shqiptare U-21 nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme sfidën përballë Andorrës të vlefshme për Euro2021.

Që në minutën e 2′ të lojës, Andorra kaloi në avantazh me anë të një penalltie.

Ishte kapiteni Alaez që e shndërroi këtë mundësi në gol. Ndërkohë ka pasur reagim dhe nga të rinjtë e Shqipërisë në minutën e 13′ me anë të Xhixhës brenda zonës por që u ndal nga portieri.

Pjesa e parë e lojës u mbyll në favor të Andorrës. Ndërsa në minutën e 62′ të besuarit e Alban Bushit rikthyen balancat në Elbasan Arena përmes Selmanit.

Lojtarët e kombëtares nuk u dorëzuan deri në minutat e fundit të lojës teksa Vrioni shënoi golin e dytë. Kuqezinjtë nuk u mjaftuan vetëm me këto dy gola pasi në minutat shtesë Bullari shënoi të tretin duke i dhuruar 3 pikët të plota.

Formacionet zyrtare:

Shqipëria (4-2-3-1 ): G.Selmani;  Marku, Bajrami, A.Selmani, Ismailgeci; Çelhaka, Kallaku; Muçi, Dobra, Xhixha; Tuci;  Trajner: Alban Bushi

Andorra (4-3-3): Pires, Torres, Alavedra, Guillen, Gomes, Aleks Martinez, Izquierdo, Roberto Rebelo, Rosas Ubaç, Alaez, Fernandez.

Të rinjtë kuqezinj do të luajnë sonte në orën 19:00 në stadiumin “Elbasan Arena”.