Për analistin Ben Andoni ashtu sikurse është paraqitur çështja ndaj RTV Ora, çështja çedon.

Në një intervistë për Ora News, ai tha se ligji e bën punën e vet kur të gjitha proceduarat janë konform ligjit.

Ben Andoni: Ne nuk bëjmë prezumim të pafajësisë. Mendoj se me gjërat që na janë paraqitur, çështja deri tani çedon. Ligji e bën punën e vet kur të gjitha proceduarat janë konform ligjit. Për kolegët është e tepruar. Kur vihet përballë me situata të tilla, është pak e tepruar, më gjithë mënyrën se si realizohet. Mendoj se çështja do të marrë udhë. Avokati tregoi sot se janë të gjitha dokumentacionet.

Andoni shtoi se një pjesë e njerëzve që ndikojnë në media kanë bërë që ndërhyhet deri në dinjitetin e komunitetit tonë.

Ben Andoni: Indikatorët e demokracisë parametrat i marrin nga disa institucionet dhe kanë mundësi të bëjnë kontrolle të këmbyera. Një pjesë e njerëzve që ndikojnë në media kanë bërë që ndërhyhet deri në dinjitetin e komunitetit tonë. Nëse do të kemi kontrata të rregulla dhe përballje, atëherë media do të marrë imazhin e saj. Kur një media përballet me vështirësi, media tjetër ndien një kënaqësi.