I ftuar në Arena nga Dritan Hila në RTV Ora, analisti Ben Andoni u shpreh se bashkëpunimi me PS-në, për Ballin Kombëtar është një hop i madh.

Ai shtoi se kjo parti duhet të ketë një identitet tjetër, pasi historia ka treguar se Balli ka lëvizur në ujëra jo të këndshme.

Ben Andoni: Mendoj se është një hop për Ballin Kombëtar. Ka shumë probleme me të shkuarën Balli Kombëtar, përveç individëve. Problemi më i madh i Ballit ka qenë përçarja e madhe. Lufta më e madhe për Ballin është lufta për identitet.

Publiku nuk e ka pritur me ndonjë çudi të madhe se në vendin tonë PD-ja ka bashkëpunuar edhe me PPSH-në. Edhe PS-ja nuk e mban me veten si vazhduese e PPSH-së, ndërsa Ballit po ashtu ka një identitet tjetër. Alimadhi dhe të tjerët duhet të mbahen me këtë frymë, në krijimin e Ballit Kombëtar. Historia ka treguar se Balli ka lëvizur në ujëra jo pak të këndshme.