I ftuar në RTV Ora, analisti Ben Andoni tha se pozita duhet ta gjente gjuhën me opozitën që kjo e fundit të përfaqësohej më mirë.

Sipas Andonit, ndryshimet kushtetuese dhen 5 qershori, krijojnë një peizazh që listat janë domain i kryetarëve të partisë.

Andoni: Në fillim kishte rezistencë për listat e listave të hapura, pastaj kalimi për hapjen e listave tregon se mungon pjesa e brendshme që i drejton këto parti në një logjikë të qartë. Pozita duhet të gjente gjuhën që t’i jepte opozitës që të përfaqësohej më mirë. Ishte diçka teknike që interesat e të dyja, sepse duhet të kuptojmë se nuk ka interes për demokracinë e vendit. Edhe ndryshimet e para të 5 qershorit dhe ndryshimet e njëanshme e tanishme, na krijojnë një peizazh se listat sërish janë domain i kryetarëve. Edhe me 5 qershorin kryetarët janë shumë të fuqishëm.

Andoni tha se në të ardhmen beson se do të ketë përshtatje të reja politike dhe shtoi se ndryshimet e vërteta duhet të fillojnë nga demokratizimi i partive.

Andoni: Lajmi i mirë është se gjithë faktori politik është tallur, në një farë mënyre është cari ai blloku PS-PD dhe me kalimin e kohës, do të ketë lëvizje politike. Nuk besoj se presioni i huaj do të mënjanohet. Besoj se në ardhshmen do të ketë përshtatje të reja. Nuk besoj se ndryshimet për ta meremetuar Kodin Zgjedhor do të sjellin ndonjë ndryshim. Në një farë mënyre partitë e vogla janë të eliminuar, cdo gjë bëhet për domain e PS-së dhe PD-së. Problemi më i madhe pse këto ndryshime nuk  janë të sinqertë është se këto ligje duhet të parapriheshin nga ndryshimet brenda partive. Në PS dhe PD vendosin Rama dhe Basha plotësisht. Ndryshimet e këtij ligji duhet t’i bënin partitë më demokratike. Në PS dhe PD nuk mund të ketë një zë kundër. Është një ligj që po shmanget dhe PD ka bërë gabim për publikun shqiptar duke mos marrë pjesë në reformën administrative. Ndryshimi i zonave lokale ka krijuar një problem shumë të madh sepse janë ndarë sipas interesit politik dhe jo interesit ekonomik.

Ndërsa referuar aksionit opozitës dhe Bashës, Andoni theksoi se Basha nga ngritur kauza që kanë ngelur rrugës, duke humbur kështu besimin te publiku.

Andoni: Basha është përballë në këtë moment përballë pandemisë që e di se ka përballë një armik të padukshëm. Ai nuk mund të marrë akte që rrezikojnë jetën e njerëzve. Pas 2017-tës ai ka ngritur shumë kauza, pro që kanë ngelur rrugës. Publiku priti ndryshime, por ndryshimet nuk ndodhën. Po ashtu, denoncimi i dy dosjeve. Ato vijat e kuqe për këto dy dosje nuk u respektuan, sepse PS në këshillin politik kishte përfaqësues Damian Gjiknurin, njeriun më të akuzuar nga PD. Këto e kanë bërë narracionin e Bashës problematik para njerëzve sepse PD ka mundësi që me këtë problem ekonomik dhe borxhin, të menaxhojë me listat që të jenë sa më shumë përfaqësuese.

Intervistoi Besmira Pelushaj, përgatiti A. Kurti