Del sot nga spitali, Anastas Janullatos fiton betejën me Covid-19

Del sot nga spitali, Anastas Janullatos fiton betejën me Covid-19

Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos, i infektuar me Covid-19 pak ditë më parë, pritet të lerë spitalin ditën e sotme.

Kleriku 91-vjeçar gëzon shëndet të mirë pas një trajtimi disa ditor në një prej spitaleve të Athinës.

Sipas asaj që meson Ora News nga Kisha Ortodoske, Janullatos nuk ka patur siptoma të rënda të virusit që në momentin e infektimit.

Vijon njoftimi zyrtar:

"Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, z. Anastas, do të lerë sot spitalin, pasi ishte shtruar për dymbëdhjetë (12) ditë.

Kryepeshkopi z. Anastas pas daljes nga spitali, do të mbetet në karantinë në shtëpi duke ndjekur të gjitha udhëzimet e dhëna".

Kujtojmë se në muajin qershor të këtij viti, Janullatos u godit nga një atak kardiak.

Anastas Janullatos është plot 91 vjeç dhe që prej fillimviteve ’90 është në krye të Kishës Orthodokse Shqiptare.

Më 1991, ai caktohet nga Patriarku Ekumenik Eksark Patriarkal në Shqipëri. Në qershor 1992, ai u zgjodh Krypeshkop i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë dhe në 2 gusht 1992 u fronëzua në kishën e Ungjillëzimit në Tiranë

Lexo edhe:

Kryepeshkopi Janullatos reagon për herë të parë pas infektimit: Mos ki frikë, vetëm beso

Vendi Lajme spital Covid-19 Sociale Aktualitet infektimi anastas janullatos

EMISIONET