E diplomuar për Juridik, nuk është pjesë e Komisionit të Ekonomisë, ndërhyn në buxhetin e shtetit dhe I jep 4,1 milionë euro shtesë inceneratorit të Tiranës.

Ky është denoncimi që bën gazetari i njohur i ekonomisë, Klodian Tomorri.

Përmes një postimi në Facebook, ku shfaq edhe amendamentin në fjalë, Tomorri shprehet se, “pra nje deputete qe nuk ja ka haberin fare financave publike, projeksioneve te te ardhurave, treguesve ekonomik etj etj, ben amendamet per planin e te ardhurave. Pse? Sepse duhet t’i jepen 4.1 milione euro shtese incineratorit”.

Postimi i plotë:

Shakaja pa kripe e Klotilda Bushkes

Ky amendament eshte shakaja me tragjike ne historine e financave publike te Shqiperise. Pacavure e tille nuk ka ndodhur kurre ne Shqiperi. Nuk ka ndodhur kurre as ne Republikat Afrikane.

Klotilda Bushka, anetare e komisionit te ligjeve rrit planin e te ardhurave te tvsh-se ne buxhet per t’i dhene 4.1 milione euro shtese incineratorit te Tiranes.

Pra zonja Bushka, e diplomuar ne juridik, pa qene fare anetare e Komisionit te Ekonomise, ben projeksionet e buxhetit. Ministria e financave thote ne parashikojme se do mbledhim 100 leke tvsh vitin e ardhshem. Klotilda Bushka me profesion avokate thote: ju te Ministrise se Financave nuk dini nga keto pune. Une parashikoj se do te mblidhen 102 leke.

Pra nje deputete qe nuk ja ka haberin fare financave publike, projeksioneve te te ardhurave, treguesve ekonomik etj etj, ben amendamet per planin e te ardhurave. Pse? Sepse duhet t’i jepen 4.1 milione euro shtese incineratorit.

Ndoshta per shume njerez mund te duket e parendesishme. Por ky amendament eshte shakaja me pa kripe ne historine e financave te shtetit. Andej nga FMN-ja besoj se do jene duke vene duart ne koke.