Ambasadorja amerikane Yuri Kim, është takuar këtë të enjte me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Në një postim në “Twitter”, Kim nga ndarë detaje nga biseda e zhvilluar mes tyre. 

Ambasadorja theksoi se është diskutuar mbi arritjet e vitit të kaluar dhe përparësitë për vitin 2021, përfshirë kuorumin në Gjykatën e lartë dhe Reformën në Drejtësi.

Yuri Kim: Takimi me Ministren e Drejtësisë

@GjonajEtilda

për të rishikuar arritjet e vitit të kaluar dhe për të diskutuar përparësitë për 2021, duke përfshirë kuorumin në Gjykatën e Lartë dhe gjykatat më të pastra. Reforma në Drejtësia po ecën përpara – hap pas hapi. Le të vazhdojmë përpara.