Ambasadori britanik: Trepça aset i Kosovës, s'duhet të diskutohet në Bruksel

Trepça është aset i Kosovës dhe nuk duhet të jetë temë e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, por duhet të zgjidhet brenda Kosovës, duke  diskutuar me të gjitha palët e interesit.

Kështu ka deklaruar ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ian Cliff, duke shtuar se nga kjo minierë mund të nxirren përqindje të shumta të zinkut dhe plumbit dhe se shumë ekspertë si nga Britania, Norvegjia e Gjermania kanë parë që Trepça edhe në të ardhmen mund të jetë aset i suksesshëm. Sipas tij, Trepça mund të bëhet urë politike dhe ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë.

"Nuk mendoj që Agjencia e Privatizimit është ajo që duhet të merret me Trepçën.  Ju duhet një strukturë e vetme që të  bëjë bashkë pjesën veriore dhe  jugore  të Trepçës, për të tërhequr në këtë mënyrë partnerë strategjik nga Evropa apo më gjerë. Trepça është në territorin e Kosovës, ajo është aset i Kosovës, gjithashtu duhet të ketë komunikim me menaxhmentin në Zveçan. Kjo nuk duhet të jetë temë e dialogut teknik mes Beogradit dhe Kosovës, por  duhet të zgjidhet brenda vendit, përmes procesit të diskutimit me të gjitha palët e interest.

Cliff foli edhe për ikjen e shqiptarëve në mënyrë ilegale nga vendi. Ai tha se shkak është papunësia, por ky fenomen duhet të ndalet pasi pengon integrimin e kosovës në rrugen drejt bakshimit europian

"Ky është emigracion ekonomik dhe këta njerëz nuk kanë të drejtë të kërkojnë azil, pasi kosova tashmë është e lirë dhe shtett I pavarur. Unë mendoj se papunësia është nëj problem që ka përfshirë të rinjtë dhe sipas ekspertëve papunësia ka gjasa të përkeqësohet. Por gjithsesi, ky fenomen duhet të ndalet pasi kosova është në proces të integrimi dhe Evropa qëndron mbi të gjitha ligjet. Emigracioni po dëmton reputacionin e kosovës.

Cliff garantoi mbështetjen e  Britanisë së  madhe ndaj kosovës, në ëmnyrë që kjo e fudnit të njihet edhe nga ato shtete të cilat ende nuk e kanë njohur.

EMISIONET