Ambasadori britanik, Duncan Norman deklaroi se nëse ka vullnet politik, Shqipëria mund të ketë zgjedhje të lira. Nga Shkodra, ai tha se Këshilli Politik duhet të vazhdojë punën.

”Çdo sistem mund të bëhet mjaftueshëm funksional nëse është vullneti politik. Ne ishim mbështetës të fuqishem të ndryshimeve që u bënë në 5 qershor. Një marrëveshje që u dakortëesua nga të gjitha palët dhe vijon të qëndroje fakti se nuk duhet të ndryshojë. Nëse do të kishte vazhdimësi të reformës, ajo duhet bërë në mënyrë transparente e në perputhshmëri me konsensusin e duhur. Është detyrë e Këshillit Politik të gjejë këtë konsensus.”

Jo vetëm mes palëve politike, por një klimë e tensionuar egziston edhe mes presidencës dhe mazhorancës, por ambasadori Norman anashkalon një përgjigje të drejtëpërdrejtë.

Presidenti ka një rol të rendësishem kushtetues. Ai vepron mbi ate qe mendon se është më e drejta për kushtetutën. Nuk mendoj se do te ishte e duhura për mua të komentoj rolin e presidentit.

Lufta ndaj krimit të organizuar është një tjetër sfidë për Shqipërinë, ku Britania inkurajon rezultatet e arritura.

”Britania eshte mbeshtetese e reformes ne drejtesi dhe dje takova kryetaren e BKH. Krijimi BKH eshte nje hap i rendesishem. Do te donim te ndodhte me shpejt procesi, por e verteta eshte qe nuk kemi alternativa tjeter.”

Ambasadori Duncan Norman megjithëse nuk di se kë parti duhet të votojnë Shqiptarët, kërkon prej tyre që në 25 prill 2021 të marrin pjesë në votime. Përtej faktit se prej 30 vitesh në Shqipëri luajnë të njëjtët aktorë, ai këtë se sheh si problem.

”Mbase duhet ta perseris, se di cilin do te votojne por ajo qe do te them eshte votoni. Ne rastin e Britanise kemi patur keto figura prej 150 vitesh. Eshte e mundur te jete ok, qe te mos kete parti te re cdo here por eshte e rendesishme qe partite te bejne pune bindese e te terheqin votuesit. Te kemi parasysh qe ne 25 prill fuqia qendron me votuesin dhe jo anasjelltas.”

Në mbyllje të prononcimit të tij ambasadori Britanik i cili është në vitin e fundit të mandatit të tij mbështeti rrugën e integrimit europian të vendit, edhe pse pranon se gjërat do të kishin preferuar të ecnin më shpejt.