Ambasadorët takojnë anëtarët e Kushtetueses, porosia e Kim: Veproni të pavarur, pavarësisht kush ju ka emëruar

Ambasadorët e BE-së dhe SHBA-së, Luigi Soreca dhe Yuri Kim zhvilluan sot një takim me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Në një postim në twitter, Soreca thotë se i falenderoi ata që ndërmorën një sfidë kaq të vështirë në një moment të rëndësishëm për Shqipërinë.

"Ju urova më të mirën për punën e tyre në çështjet e rëndësishme që Gjykata do të shqyrtojë së shpejti. Sigurimi i funksionaliteti i Gjykatës ishte një arritje e madhe, e bërë e mundur nga angazhimi politik i Presidentit dhe Parlamentit, dhe puna efektive e KED".

Soreca thotë se Shqipëria ka një hap kritik drejt  konferencës së parë ndërqeveritare për negociatat, duke garantuar se BE do të vazhdojë mbështetjen e saj të fortë për te gjitha institucionet e drejtesise ne menyre qe reforma në drejtësi të japë rezultatet që qytetarët shqiptarë presin.

Nga ana tjetër, diplomatja amerikane nënvizoi kërkesën e saj që gjyqtarët të veprojnë me pavarësi dhe integritet për të dhënë drejtësi, pavarësisht nga cili institucion i kishte emëruar ata për Gjykatë. 

Ambasadorja Kim theksoi rolin e rëndësishëm që Gjykata luan në sigurimin e kontrolleve dhe ekuilibrave në institucionet e Shqipërisë dhe në sigurimin e shtetit të së drejtës. 

Ajo përsëriti se mbështetja e SHBA.-së do të vazhdojë, përfshirë edhe sigurimin e ndihmës teknike. 

Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin fuqimisht zbatimin e Reformës në Drejtësi.

Vendi Lajme yuri kim Politikë gjykata kushtetuese luigi soreca

EMISIONET