Ambasada në Jeruzalem? Rama i thotë "Jo" Trump-it: Jemi në një linjë me BE

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me homologun nga Kosova, kryeministri Edi Rama i kthehu përgjigje letrës së presidentit të SHBA, Donald Trump, i cili mes të tjerash i kërkonte zhvendosjen e ambasadës shqiptare në Izrael, në Jeruzalem.

Sipas Ramës, marrëdhëniet me Izraelin kanë qenë dhe janë të shkëlqyera, por sa i përket temës së ambasadës Shqipëria është në në një linjë me Bashkimin Europian.

“Shqipëria është vendi që ka patur më shumë hebrenj pas luftës se sa para luftës, i vetmi në Europë. Është vendi ku hebrejtë kanë gjetur strehë, mbrojtje dhe siguri aq të madhe sa asnjë hebre nuk i është dorëzuar nazistëve. Madje është vendi ky shqiptarë dorëzoheshin te nazistët duke u hequr sikur ishin ata hebrejtë që kishin marrë në shtëpi.

Shqipëria është vendi që ka jo vetëm një lidhje të vjetër historike me Izraelin, por edhe një respekt të madh për Izraelin. Por Shqipëria, në politikën e jashtme, në këtë aspekt, është komplet e linjëzuar me Bashkimin Europian”, tha Rama, raporton Ora News.  

Kujtojmë se BE e kundërshton planin e presidentit amerikan për transferimin e ambasadave në Jeruzalem.

Letra e Trump dërguar Ramës:

https://www.youtube.com/watch?v=bxcZNm9rzro&feature=emb_title

Vendi Lajme Politikë BE rama trump Aktualitet letra ambasada ne jeruzalem

EMISIONET