Ambasada në Jeruzalem/ Erdogan u telefonon Thaçit e Vuçiçit. Ja çfarë u diskutua

Ambasada në Jeruzalem/ Erdogan u telefonon Thaçit e

Pas takimit në Washington mes Kosovës dhe Serbisë, presidenti I Turqisë Recep Tayyip Erdogan ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologët e tij Hashim Thaçi dhe Aleksander Vuçiç.

Sipas mediave turke, në bisedë u diskutua mbi zhvillimet në rajon dhe forcimin e marrëdhënieve mes shteteve.

Nga Drejtoria e Komunikimeve e Presidencës së Turqisë bëhet me dije se, tre presidentët ranë dakord të vazhdojnë bashkëpunimin e ngushtë dhe konsultimin mbi çështjet dypalëshe dhe rajonale.

Javën e shkuar, presidenti serb Aleksander Vuçiç dhe kryeministri I Kosovës Avdullah Hoti zhvilluan një takim në Shtëpinë e Bardhë, nën ndërmjetësimin e qeverisë amerikane dhe ku ishte pjesëmarrës edhe vetë presidenti Donald Trump.

Beogradi dhe Prishtina nënshkruan marrëveshje ndaras me SHBA-në në të cilat Serbia ra dakord të zhvendoste ambasadën e saj në Jeruzalem, ndërsa Izraeli njohu shtetin e Kosovës.

Turqia dhe Bashkimi Europian e kanë kundërshtuar planin e presidentit amerikan Donald Trump për zhvendosjen e selive diplomatike në Izrael nga kryeqyteti Tel Aviv në Jeruzalem, qytet i cili cilësohet i shenjtë edhe nga besimtarët myslimanë.

Rajoni Lajme Vuçiç thaci ambasada erdogan washington jeruzalem telefonata

EMISIONET