Reagon ambasada e Greqisë në Shqipëri për situatën e krijuar me radhët e gjata të kalimit të emigrantëve.

Karantinimi 7-ditor do të futet në fuqi nga data 17 gusht deri në 31 gusht.

Ndërkohë në Kakavijë do të lejohen maksimalisht 750 persona të kalojnë në ditë, ndërsa në Kapshticë vetëm 300.

Kalimi do t’u lejohet vetëm atyre që kanë rezultuar pozitivë në 72 orët e fundit.

Ndërkohë, situata në pikën kufitare të Kakavijës është kthyer në dramatike ku radhët kanë shkuar në gati 20 kilometra.

Edhe pse lëvizja ka filluar në doganë, ajo është shumë e ngadaltë, kur nga ana tjetër, radha kilometrike vazhdon prej 3 ditësh me radhë.