Ambasada e SHBA-se shpreh keqardhjen që ndryshimet kushtetuese të miratuara në seancën e 30 korrikut nuk u morën në të njëjtën frymë si ato të 5 qershorit.

Përmes një deklarate për median, ambasada amerikane iu kundërpërgjigj kryeministrit Edi Rama i cili gjatë fjalës së tij në Kuvend pasi kishte siguruar votat e opozitës së re për ndryshimet iu drejtua me tone të larta i tregoi kufijtë edhe ambasadores Yuri Kim. Lexo: Cfare deklaroi Rama

Më 23 korrik, Parlamenti miratoi legjislacionin për të kodifikuar marrëveshjen e 5 qershorit për reformën zgjedhore, e cila u arrit në një mënyrë transparente dhe gjithëpërfshirëse përmes Këshillit Politik. Sot, Parlamenti miratoi ndryshime në Kushtetutë që do të mundësojnë masa shtesë për reformën zgjedhore. Ndërsa ky veprim ishte në kompetencën e Parlamentit, është për të ardhur keq që nuk u mor në të njëjtin frymë me të cilën u arrit marrëveshja e 5 qershorit.

Vijoni keshillin politik
Ambasada SHBA-se nuk ndryshon qëndrim sa i takon pozicionit të saj duke i kujtuar maxhorancës deklaratën e një dite më parë se duhet të angazhohet me të gjitha partitë në këshill me mirëbesim dhe me qëllim arritjen e një marrëveshjeje.

Ne i kujtojmë shumicës deklaratat e saj se, me gjithë miratimin e sotëm në Parlament, ata synojnë të angazhohen me të gjithë partitë në Këshillin Politik, në mirëbesim dhe me qëllimin për të arritur në marrëveshje për zbatimin e legjislacionit mbi listat e hapura dhe koalicionet.

Një mesazh kishte edhe për opozitën parlamentare dhe përsëriti qendrimin se do të shohin nëse drejtuesit do ta mbajnë fjalën e tyre

Ne e kuptojmë zhgënjimin e Opozitës së Bashkuar, ndërsa mirëpresim vendosmërinë e tyre për të mbetur të angazhuar në institucione dhe procese demokratike, përfshirë Këshillin Politik, në mënyrë që të dëgjohen zërat e të gjithë shqiptarëve. Përsërisim, se ne do të shohim nëse drejtuesit do ta mbajnë fjalën e tyre. Ashtu siç vepruan në arritjen e marrëveshjes së 5 qershorit, udhëheqësit shqiptarë duhet të tregojnë gatishmërinë dhe aftësinë e tyre për të negociuar marrëveshje që vënë në radhë të parë interesat më të mira të popullit shqiptar.”

Edhe Komisioni Europian shprehu keqardhje për ndryshimet kushtetuese dhe la “detyrat e shtëpisë”

Ndersa ambasadori i Gjermanise ne deklaratën e tij, të parë të ndërkombëtarëve shprehu shqetësimin se reforma zgjedhore mori tipare konfliktuale