Ambasada britanike për votimin e kodit zgjedhor: Keqardhje që u bë pa dakordësinë e Këshillit Politik

Ambasada britanike për votimin e kodit zgjedhor: Keqardhje që u

Ambasada britanike shpreh keqardhje që ndryshimet e sotme në kodin zgjedhor janë bërë pa dakordësinë e Këshillit Politik dhe pa shteruar përpjekjet për të gjetur konsensus.

Në një deklaratë për mediat, Ambasada britanike nënvizon se marrëveshja e 5 qershorit ishte një hap i rëndësishëm përpara, i arritur përmes dialogut dhe negociatave.

Reagimi i Ambasadës britanike është në një linje me atë amerikane, e cila shprehu zhgënjimin që shumica dështoi të respektonte përkushtimin e deklaruar prej vetë asaj për të kërkuar emërues të përbashkët në Këshillin Politik.

Partia Socialiste arriti të mbledhë votat e nevojshme mes opozitës së përçarë për të ndryshuar Kodin Zgjedhor në Parlament. Në mes të pakicës, disa deputetë dhanë votën pa u ndjerë për mazhorancën, ndërsa disa të tjerë kërkuan me këmbëngulje që të ndërpritej seanca plenare.

Për liderin e mazhorancës Edi Rama, 97 votat janë të mjaftueshme për të hequr koalicionet parazgjedhore dhe për t’i dhënë të drejtë kryetarit që të zgjedhë ekipin e tij me të cilin të shkojë në parlament.

Vendi Lajme Politikë kodi i ri elektoral ambasada britanike

EMISIONET