Modelja e njohur, Almeda Abazi , ditën e hënë  do të jetë pjese e “Special Edition by Arjola” në emisionin “Ditë e Re” në Rtv Ora me moderatoren, Arjola Shehu.

Misi shqiptar që mbërriti në zemrat e publikut turk me projektet e saj si aktore këngëtare dhe modele do të flasë mbi jetën e saj në Turqi, cilat janë planet e karrierës dhe si po e përjeton ajo humbjen e babait të saj.

Almeda gjatë intervistës së saj tregon se dëshira e saj me e madhe do të ishte sikur babai i saj i cili nuk jeton më të vinte një  ditë dhe të shikonte djalin e saj, Efehan.

Mos e humbisni intervistën e plotë të hënën në emisionin “Ditë e Re” në orën 09:10 në RTV Ora.